Historiku i Kompanise

Raili i ka fillimet e veta akoma perpara se te themelohej kompania, qe ne vitin 1992. Fondatori i saj i ndjeri zoti Raimond Nushi, inicioi kete aktivitet ne menyre spontane dhe individuale. Duke pare nevojat e tregut te asokohe, ai udhetonte ne menyre te vazhdueshme midis dy vendeve Shqiperi dhe Itali, per te importuar nga vendi fqinj, makinat e para te kafese. Gjendja e veshtire ekonomike dhe mungesa e fondeve, ne kohen e nje zhvillimi ekonomik te brishte, bente qe cdo veprimtari ekonomike te bazohej tek guximi dhe shpirti i aventures. Fito dhe investo gjithcka-ishte moto e veprimtarise se z.Nushi – vetem me qellimin qe iniciativa te mbahej ne kembe, ne menyre qe aktiviteti te mund te vazhdonte edhe nje dite me shume. Dite pas dite dhe pas perpjekjesh te shumta filluan te ravijezohen sukseset e para.  Nevoja qendronte  me lart se oferta. Kjo ishte mundesia qe po afrohej. Puna po vazhdonte dhe investimi i pare ishte nje furgon per transportin e produkteve. Pas kesaj blerjeje mund te levizej me mire dhe tu sherbehej ne kohe klienteve. Pas disa viteve, ne 2001, u krijua edhe identiteti fiskal i kompanise me nje emer dhe nje nipt; RAILI shpk. U ble toka dhe u ndertua fillimisht nje ndertese modeste. Ne vitin 2009 u investua ne nje ndertese te re me 2000 m2 siperfaqe qe eshte edhe hapesira ku aktualisht kompania zhvillon aktivitetin e saj; zyra, magazina dhe nje repart mekanik per asistencen dhe mirembajtjen e pajisjeve ne shitje, gjithcka e re dhe funksionale, fale iniciatives , intuites por edhe punes se palodhur te protagonistit kryesor te ketij aktiviteti i cili shkriu te gjithe energjine mendore e fizike duke lene pas, pikerisht ne kete kohe nje “gjigand te vogel”, kompanine RAILI shpk. Sot kjo kompani shikon perpara per te modernizuar cdo sektor me ambicjen jo vetem te beje mire aktivitetin qe ka marre persiper por edhe te jete lider ne shkalle vendi dhe rajoni.

Adresa

Lagja nr 4, Shkozet, Albania

Telefon

+355 69 202 5779

Email

railizanussi@gmail.com

Na kontaktoni:

[contact-form-7 404 "Not Found"]